Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, zëvendëskryetari aktual, Kadri Veseli është zgjedhur ushtrues detyre i kryetarit të kësaj partie. Vendimi për zgjedhjen e Veselit në këtë pozitë ka qenë unanim dhe me asnjë votë kundër. Veseli është pretendenti kryesor për t’u zgjedhur kryetar i PDK-së. Në fjalën e tij, Veseli tha se PDK me Hashim Thaçin në krye ka shënuar sukseset më të mëdha historike. “Ky është moment i veçantë dhe emocional për të gjithë partinë, pasi që duke e pasur parasysh faktin se për 17 vite PDK ka ecur nëpër disa procese jo shumë të lehta, megjithatë, në krye me kryetarin e saj Hashim Thaçin ka pasur sukseset më të mëdha historike dhe politike”, tha ai. Veseli tha se sot kur po e merr drejtimin e PDK-së, si partia më e madhe në vend PDK – do të vazhdojë të mbetet më e madhja dhe më e fuqishmja . Ai, gjatë fjalës së tij gjithashtu ka uruar, Hashim Thaçin për postin e ri. Ndërsa, nënkryetari Enver Hoxhaj, që e udhëhoqi këtë mbledhje, tha se kjo mbledhje është me karater pune, gjithashtu edhe solemne. “Është mbledhja e parë pas 17 viteve që e mbajmë pa kryetarin e partisë Hashim Thaçin”, tha ai. (Kosovapress)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …