Grupi i Grave Deputete, në bashkëpunim me gratë aktiviste nga të gjitha komunat e Kosovës nga organizata “Woman for Woman”, në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit në baza gjinore, kanë marrë pjesë në një seancë të Kuvendit të Kosovës, në të cilën kanë diskutuar lidhur me sfidat e gruas kosovare, me theks të veçantë në fuqizimin e saj ekonomik si faktor kryesor për rritjen e vetëdijes në shoqërinë kosovare. Në këtë seancë, grave aktiviste u është drejtuar Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili siguroi se do të angazhohet që legjislacioni që garanton barazinë gjinore dhe të drejtat e grave, të avancohet edhe më tutje. Ndërsa, kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Blerta Deliu-Kodra, u tha grave aktiviste se deputetët po punojnë me përkushtim në mënyrë që ligjet që e fuqizojnë gruan kosovare të zbatohen në përpikëri. Si masa mbështetëse, ajo përmendi grantet e dedikuara enkas për gratë dhe theksoi se pa fuqizim të gruas, shoqëria kosovare do të jetë e mangët.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …