Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen e heroit Ymer Alushani për vdekjen e nënës së heroit dhe më pas edhe të vëllait të heroit. “I tronditur me humbjen e madhe në familjen e heroit Ymer Alushani. Vdekja e nënës së heroit, Miradije Alushani dhe djalit të saj, Luanit, më pikëlloi pa masë. Ngushëllime familjes Alushani, për këtë humbje të dyfishtë”, ka shkruar ai.
