Kadri Veseli, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi me policinë e tyre përjashtojnë opozitën nga Kuvendi

Sot për herë të parë pas çlirimit të Kosovës nga Serbia  dhe pas shpalljes së Pavarësisë, koalicioni më i panatyrshëm politik, qeveritar: PDK-LDK-Lista e Vuçiqit dhe  kryetari i Kuvendit me ndihmën e Policisë së tyre kanë arrestuar dhjetëra deputetë dhe më në fund kanë përjashtuar tërë opozitën nga Kuvendi. Futja e masave policore në Kuvend është një shkelje tjetër e rëndë e Kushtetutës së Kosovës, të cilën e kanë shkelur dhe po e shkelin krerët institucionalë të vendit me qëllim për të realizuar kërkesat e Beogradit, Moskës e BE-së për kthimin e Serbisë në Kosovë, tash për tash përmes krijimit të republikës serbe në veri e cila për fillim po quhet Asociacion dhe më vonë me forma e veprime të tjera ajo i bashkohet Serbisë.  Kosovën po e zhytin në kaos edhe disa nga ata që e kanë zhytur në vitin 1981, 1989 kur delegatët shqiptarë të Kuvendit të atëhershëm të Krahinës Autonome të Kosovës ishin përjashtuar nga Kuvendi.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …