Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Finlandë, për të kërkuar përkrahje për liberalizimin e vizave dhe anëtarsimin në INTERPOL. Gjatë kësaj vizite, me ftesë të autoriteteve finlandeze kryeparlamentari Veseli do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit finlandezë. Veseli do të pritet një takim të veçantë nga homologia e tij, kryetarja e Parlamentit të Finlandës, Paula Risikko dhe parlamentarë të tjerë finlandezë. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kryeparlamentari Veseli do të pritet ministri Kai Mykkänen, ndërsa do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë shtetërorë. Kreu i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë një takim të veçantë me ish-presidentin finlandez dhe i ish-emisar special për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari. Në këto takime do të diskutohet për mundësitë e avancimit të marrëdhënie të bashkëpunimit midis dy vendeve. Veseli do të kërkojë mbështetjen e mëtejme të Finlandës për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi ynë, siç është liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Interpol.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …