Kryekuvendari, Kadri Veseli ka ftuar në një takim kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, në mënyrë që të koordinohen bashkërisht për Dialogun Kosovë-Serbi. Takimi është thirrur për nesër, në orën 10:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës. Një ditë para këtij takimi, Veseli, për Kosovapress ka deklaruar se Kosova ka nevojë për unitet të brendshëm në raport me Dialogun me Serbinë dhe, sipas tij, kjo është e vetmja perspektivë reale që i duhet vendit, institucioneve dhe qytetarëve. Në të kundërtën, ka shtuar ai, çdo devijim nga përpjekja për unitet është në dëm të Kosovës. Të tillë ai e sheh thirrjen edhe të një seance tjetër për Dialogun nga LDK dhe VV, ndërkohë që një ftesë për takim që i shërben konsensusit edhe më të madh lidhur me këtë çështje ishte bërë paraprakisht prej tij.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …