Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, së bashku me kandidatin për kryetar të Prishtinës nga kjo partie, Lirak Çelaj kanë vizituar disa biznese në kryeqytet. Me këtë rast, Veseli ka thënë së Prishtinës i duhet një kryetar si Lirak Çelaj. “Prishtinës i duhet një kryetar që merret me problemet e qytetarëve. I duhet një kryetar si Lirak Çelaj, i cili i ndjen problemet dhe bashkëpunon me qytetarët për zgjidhjen e tyre. Mëngjesin e sotëm e kalova bashkë me Lirakun duke bashkëbiseduar me ndërmarrës, mjekë, arkitektë e artistë për vizionin qeverisës për Prishtinën. Kryeqytetit i duhet më së shumti ndryshimi. I duhet punë, jo fjalë. PDK-ja është e vetmja forcë e ndryshimit dhe Liraku, bashkë me prishtinasit, do ia sjellë këtë ndryshim Prishtinës”, ka shkuar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …