Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar Shkëlzen Haradinajn në 20-vjetorin e rënies së tij. Veseli ka shkruar se lavdia e përjetshme do të qëndrojë mbi emrin e Shkëlzenit dhe gjithë heronjve të kombit.“Pranvera e vitit 1999 ishte stina më e përgjakshme në historinë tonë kombëtare. Një popull i tërë po luftonte për jetë a vdekje me gjenocidin serb. Djemtë më të mirë të UÇK-së në ato ditë po binin dëshmor gjithandej Kosovës. Në mesin e tyre ishte Shkëlzen Haradinaj, i cili si sot 20 vjet më parë ra dëshmor i lirisë. Lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin e tij dhe gjithë heronjve të kombit”, ka shkruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …