Kadri Veseli

Kadri Veseli mbajti mbledhje me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Kosovës

Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës,  u mbajt mbledhja e parë me kryetarë të degëve, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit, President i Republikës së Kosovës. Mbledhjen e udhëhoqi kryetari aktual i PDK-së, Kadri Veseli. Kryetarët e degëve fillimisht uruan zgjedhjen e Thaçit President dhe falënderuan për kontributin e tij në themelimin, ndërtimin dhe zhvillimin e Partisë Demokratike të Kosovës, gjithashtu për mbështetjen dhe punën e përbashkët për 16 vjet me radhë, si dhe sukseset e njëpasnjëshme të  cilat u kurorëzuan me fitore të shumta në zgjedhje të Partisë Demokratike të Kosovës dhe sukseset e vendit në përgjithësi. Z. Veseli përgëzoi kryetarët e degëve për angazhimet e vazhdueshme dhe gatishmërinë për të çuar përpara proceset shumë të ndjeshme të shtet-ndërtimit, forcimin e shtetit ligjor dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Në këtë mbledhje u diskutua rreth përgatitjeve për mbajtjen e Konventës së Përgjithshme të jashtëzakonshme, që do të mbahet më 7 Maj 2016, dhe u rikonfirmua puna e përbashkët me qëllim që Konventa të jetë sa më e suksesshme. Po ashtu, kryetarët e degëve paraqitën punën  dhe aktivitetet e tyre që po i zhvillojnë në terren, në bazë të specifikave të degëve duke u shprehur të vendosur për intensifikimin e aktiviteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …