Kadri Veseli

Kadri Veseli: Muri-ndarës në veri të Mitrovicës nuk do të ekzistojë

Duke folur për murin-ndarës mbi lumin Ibër në pjesën veriore të Mitrovicës, kryekuvendari fajin ia hedh Serbisë e cila sipas tij u nuk po mund të pajtohet se sukseset e Kosovës,  nuk po mund ta përballojë sukseset e kampiones Majlinda Kelmendi dhe valëvitjen e flamurit tonë në Rusi. Qëllimi im politik është se as mur, as shkallë, asnjë centimetër nuk do mbetet atje. Për këtë kam komunikuar me gjithë partnerët politikë duke përfshirë ata ndërkombëtarë dhe  ky mur nuk do të ekzistojë. Veseli i qan hallin Serbisë dhe i tregon se është turp që në shekullin 21 të ndërtohen mure të kohëve të vjetra, duke i izoluar qytetarët. Muri-ndarës megjithatë është në vend dhe zyrtarët serbë të Kosovës i kanë bërë të ditur Veselit, Mustafës e Thaçit që të mos e prekin murin.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …