Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është nderuar me çmimin “Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindore për mbështetjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet digjitalizimit”. Ky çmim iu nda nga Forumi Botëror i Investitorëve “World Business Angels Investment Forum”, që këtë vit punimet i mbajti në Stamboll të Turqisë. Në garë për këtë çmim ishin konkurrente me Kosovën disa vende të Evropës Juglindore përfshirë Serbinë, Bullgarinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, por bordi i Forumit kanë vlerësuar kryekuvendarin Kadri Veseli dhe Republikën e Kosovës me vizionin më të qartë për zhvillimin e inovacionit dhe ekonomisë nëpërmjet digjitalizimit. Pasi mori çmimin para më shumë se 200 investitorëve globalë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme, Veseli tha se këtë çmim ia dedikon rinisë inovatore të Kosovë
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …