Kadri Veseli: Në 100 ditëshin e qeverisjes Kurti janë 100 dështime të njëpasnjëshme por institucionet janë duke e kryer punën e tyre

Veseli: Në 100 ditëshin e kësaj qeverie janë 100 dështime të njëpasnjëshme por institucionet janë duke e kryer punën e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri. Ai ka falënderuar të gjithë policët për punën e mirë që po kryejnë gjatë pandemisë. Kreu i PDK-së ka thënë se, pavarësisht prej dështimeve të vazhdueshme të qeverisë në 100 ditët e saj, institucionet e Kosovës, të krijuara me shumë mund gjatë 20 vjetëve, funksionuan shumë mirë. “Akademia e Policisë nuk është duke punuar, mirëpo efektet e Akademisë janë duke u parë, të cilat janë funksionale dhe kredibile dhe të cilat kanë besim te qytetarët në momentin kur kemi vendime politike të cilat janë kaotike dhe krijojnë konfuzion siç ka bërë kjo qeveri këto 100 ditë”, ka thënë Veseli dhe ka shtuar se sot është 100 ditëshi i kësaj qeverisje dhe janë 100 dështime të njëpasnjëshme. “Por 20 vjet investime në institucionet e Kosovës tregojnë se Policia, Zjarrfikësit, Dogana dhe punonjësit shëndetësorë janë duke kryer punën e vet”, ka thënë ai

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …