Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një tubim edhe në qytetin e Pejës. Ai ka thënë se vetëm pak ditë na ndajnë nga vendimmarrja qytetare që do të jetë referendum popullor. “Nuk ka qytet që është në mënyrë më natyrale i ndërlidhur me platformën e PDK-së për ekonomi se Peja. Ky qytet i ka ndërmarrësit më mëdhenj në Kosovë. Nuk ka adresë politike më të qëndrueshme, më përkrahëse për ndërmarrësit se vizioni ynë, platforma e Dekadës së Re dhe e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veseli. “Nuk është në të mirën e Kosovës të ketë një koalicion të korrupsionit dhe izolimit. Shefit të LDK-së i them miqësisht si profesor dhe si intelektual, se edhe ai e dinë sikurse unë, sepse kemi qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e dinë se çfarë qëndrimi ka Amerika për Kurtin dhe çfarë e ka Kurti për Amerikën. Nuk i kemi dërguar ne 72 lëndë të korrupsionit për Isa Mustafën në prokurori. A i duhet koalicioni i izolimit dhe korrupsionit Kosovës? A i sjellë perspektivë Kosovës koalicioni i izolimit dhe korrupsionit?”, është shprehur Veseli, duke komunikuar me simpatizantët e PDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …