Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, duke folur në tryezën për MSA-në ka thënë se kjo ofron perspektivë për Kosovën dhe liberalizim të vizave. Ai i ka thënë përfaqësuesit të BE-së në Kosovë Samuel Zbogar që Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk lëviz lirshëm duke e pyetur se, çka kanë dallim qytetarët e Kosovës nga ata të rajonit apo BE-së që të jenë të izoluar tash e tetë vjet. Veseli përmend se Kosova është vendi i vetëm që e feston ditën e Evropës. Por Veselit nuk i ka pëlqyer futja e fjalës ‘Serbi’ në fjalorin e kolegëve politikanë, duke thënë se “ ne nuk po flirtojmë me Serbinë, e ju po i mbani pushkët në krah kundër Serbisë”.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale
Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …