Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë takimit me të rinjtë në Kaçanik, ka thënë se kjo parti është duke ofruar një model opozitar modern ndryshe nga partitë e tjera që kur kanë qenë në opozitë janë sjell në mënyrë destruktive, bllokuese e madje edhe të dhunshme e konfliktuale. Nga këtu ai u ka bërë thirrje të rinjve që të punojnë për të mirën e vendit duke shtuar se perspektivën ata mund ta gjejnë duke punuar e kontribuar në Kosovë. “Në zgjedhjet e ardhshme lista e kandidatëve do të jetë mbushur me të rinj e po ashtu në qeverisje e vendim-marrje do vazhdohet me traditën e e përfshirjes së tyre masive”, ka deklaruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …