Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mbledhur Kryesinë Qendrore të PDK-së në qytetin e Skenderajt për nder të ditës së çlirimit të vendlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, nga ku shpalosi vizionin e partisë për të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Ai tha se në kohë globale pandemie, partitë që mashtruan qytetarët në zgjedhjet e fundit, i harruan qytetarët dhe ndërmarrësit dhe u morën me teket dhe interesat evtyre personale për pushtet. Veseli theksoi se qytetarët po i kuptojnë këto kurthe të partive që i mashtruan dhe po i demaskojnë çdo ditë ato. “Nuk ka kompromis me mashtrues, nuk ka besim në ata që nuk mbajnë asnjë fjalë dhe i ndryshojnë në bazë të interesit dhe zorit. Kjo është arsyja që qeveritë e mashtrimit po bijnë njëra pas tjetrës dhe as që do të mund të qëndrojnë. Qytetari ynë është shumë i mençur dhe i dallon këto kurthe”, tha nder të tjera Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …