Kadri Veseli gjatë qëndrimit në Strasburg u prit nga kryetari i Parlamentit Evropian

Kadri Veseli: Pavarësia e Kosovës është e shenjtë dhe e pacenueshme

Nën përkujdesin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot, me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, në kompleksin memorial në Boletin është mbajtur ceremoni nderimi, në kujtim dhe në nderim të heroit kombëtar Isa Boletini. Ceremonia filloi me nderimin e flamurit kombëtar dhe flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës, ndërsa më pas, kryeparlamentari Veseli vendosi lule mbi varrin e Isa Boletinit. Nga kulla e Isa Boletinit, kryeparlamentari Veseli uroi të gjithë shqiptaërt për Festën e 28 Nëntorit, të cilën ai e cilësoi ditë e cila simbolizon dëshmorët dhe heronjtë e lirisë, sakrificat e mëdha të kombit tonë për të qenë i lirë.

Veseli tha se Shqipëria dhe shqiptarët po ecin mirë përpara, ndërsa Kosova është shtet i lirë dhe pavarësia e vendit është e shenjtë dhe pacenueshme. “Askush nuk mund ta cenojë lirinë e Kosovës. Ajo do të jetë shtet ku sundon ligji dhe vend i barabartë për të gjithë qytetarët, me ekonomi të zhvilluar dhe mirëqenie. Kjo është liria për të cilën ranë heronjtë tanë”, theksoi kryeparlamentari Veseli. Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se shqiptarët nuk i kanë pasur kurrë punët më mirë se tash dhe se duhet të jenë krenarë me të arriturat e tyre, ndërsa shtoi se ata do të bashkohe në BE. “Lavdia është e përjetshme për të gjithë të rënët. Mitrovica është krenare që Isa prehet këtu, edhe Kosova është krenare për patriotë të tillë. Besatohemi se do të punojmë fuqishëm që të realizojmë idealet e heronjve të atdheut. Lavdi për të gjithë të rënët. Urime 28 Nëntori të gjithë shqiptarëve ku do që janë”, tha në fjalën e tij, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli. Në këtë ceremoni foli edhe përfaqësuesi i familjes Boletini, Gazmend Boletini, i cili falenderoi kryeparlamentarin Veseli për respektimin e figurës së Isa Boletinit për çdo vit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …