Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë sot homazhe pranë shtatores së Nebih e Tahir Mehës në 37-vjetorin e rënies heroike të tyre në luftim më forcat e policisë serbe. Ai ka thënë së pjesë e zgjimit kombëtar në pranverën e vitit 1981 në Kosovë ishin edhe pushkët e Tahir e Nebih Mehës në Prekaz të cilët e jepen shembullin së si duhet luftuar për çlirimin e vendit.
“Pranvera e vitit 1981 ishte pranvera e zgjimit kombëtar në Kosovë. Pjesë e këtij zgjimi ishin edhe pushkët e Tahir e Nebih Mehës në Prekaz. Rezistenca e tyre një ditore kundër njësive speciale të policisë jugosllave ringjalli modelin tradicional të luftës për liri dhe kështu u bë shembull për gjeneratat e ardhshme që përmbushën misionin e çlirimit përfundimtar të Kosovës”, ka shkruar Veseli në një postim të tij.