Në një intervistë për gazetën austriake, Die Presse, kryekuvendari Kadri Veseli ka deklaruar mes tjerash se prioriteti i Shtetit të Kosovës është integrimi në BE. Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara janë thelbësore. Jemi shumë të sigurt që edhe me zgjedhjen e Presidentit të ri, Donald Trump, marrëdhëniet do të vazhdojnë të jenë shumë të mira. Rreth politikës ruse në Ballkan, jemi shumë të shqetësuar. Çfarë po ndodh në veri të Kosovës, na kujton operacionet në Gadishullin e Krimesë, para se ajo u aneksua nga Rusia. Shpresojmë se Serbia, si dhe Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, nuk kryejnë provokime në Evropë, në emër të Rusisë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …