Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sot ka vizituar Odën e Mjekëve, ku është takuar me kryetarin, Pleurat Sejdiu dhe kryetarin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla. Veseli ka kërkuar paga më dinjitoze për punonjësit shëndetësorë duke bërë thirrje që Ligji për Paga të rikthehet në Kuvend për amandamentim në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese. Edhe kryetarët e Odës së Mjekësve, Sejdiu dhe të Federatës Sindikale, Syla e falënderuan për vizitën liderin e PDK-së, duke e përgëzuar qasjen e tij dhe interesimin, në veçanti për mbështetjen e PDK-së që të rikthehet sa më parë në Kuvendin e Kosovës i Ligjit për Paga. Veseli gjatë ditës ka takuar edhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilëve u ka kërkuar që të qëndrojnë në Kosovë pas studimeve, për të kontribuar për vendin dhe jo të largohen jashtë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …