Kryetari i porsazgjedhur i PDK-së, Kadri Veseli, në fjalimin e tij para simpatizantëve të ka thënë se qytetarët janë lodhur nga politika, por duhet të vazhdojnë të merren me politikë. Unë ju kuptoj shumë mirë juve! Nuk ke sesi të mos lodhesh nga një politikë që mbështetet tek përbaltjet dhe gjuha e urrejtjes mes nesh, tek debati shterp, tek mbajtja peng e vendit prej agjendave të padobishme të hakmarrjes. Kjo nuk i duhet Kosovës! Ky është një qark vicioz, që garanton vetëm varfëri, papunësi, izolim dhe prapambetje. Ne duhet të dalim prej tij, nëpërmjet një politike vizionare. Veseli ka folur për gjuhën e urrejtjes dhe fjalorin e pamatur, por ka përjashtuar veten, deputetët e qeveritarët e partisë të cilën tani e tutje do ta drejtojë duke qenë në të njëjtën kohë edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …