Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për gazetën “Epoka e re”, ka folur lidhur me debatin parlamentar për vlerat e UÇK-së që u bë në raport me situatën e krijuar, ku me shumicë votash u mbështet rezoluta e harmonizuar nga grupet parlamentare të PDK-së, të LDK-së, të AAK-së dhe të Nismës. Ai ka thënë se kjo rezolutë nuk është e vonuar, por do të duhej shumë më herët të ishte bërë një ligj për vlerat e luftës, që do t’i sanksiononte në mënyrë ligjore të drejtat dhe obligimet që i kanë ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rezoluta e cila mbron vlerat e luftës së UÇK-së nuk duhet të nënvlerësohet, pasi ajo ka të bëjë me vlerat themelore mbi të cilat qëndron liria jonë.
