Kadri Veseli thotë do ta rrisim përkujdesjen për të moshuarit, duke ua rritur për 80 përqind edhe pensionet

Kadri Veseli thotë do ta rrisim përkujdesjen për të moshuarit, duke ua rritur për 80 përqind edhe pensionet

Kandidati për kryeministër, Kadri Veseli ka deklaruar se me qeverisjen e tij, do ta forcojnë edhe më shumë rolin e grave dhe do ta rrisim përkujdesjen për të moshuarit, duke ua rritur për 80 përqind edhe pensionet. Ai ka shkruar në facebook se kudo ka optimizëm e shpresë me Partinë Demokratike të Kosovës. “Mbrëmë këtë e pashë edhe te banorët e Zhilivodës së Vushtrrisë dhe Bardhit të Fushë Kosovës.Ne marrim përgjegjësi. Ne ofrojmë zgjidhje. Në qeverisjen time nuk do të ketë më të rinj që ikin masivisht nga Kosova. Por, atyre do u ofrojmë mundësi që të punojnë, të krijojnë familje dhe t’i rrisin fëmijët këtu, pranë baballarëve dhe gjyshërve të tyre. Në qeverisjen time do ta forcojmë edhe më shumë rolin e grave dhe do ta rrisim përkujdesjen për të moshuarit, duke ua rritur për 80 për qind edhe pensionet. Kur fiton Partia Demokratike e Kosovës, fiton Kosova”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin

Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …