Veseli: Po përjetojnë edhe një lëndim që vjen si pasojë e tolerancës së BE-së ndaj Serbisë për përgjegjësinë historike

Kadri Veseli thotë për agjencinë e lajmeve gjermane DPA se shkëmbimi i territoreve nuk është opcion

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve gjermane, DPA tha se shpreson që pas tërheqjes së Bundeswherit gjerman nga Kampi më i madh i kësaj ushtrie në Prizren, në këtë qytet do të vijnë investitorë nga firmat gjermane. “Caku im është që sa më shumë firma gjermane të vijnë në Kosovë dhe sa më pak kosovarë ta lëshojnë vendin. Për neve është e rëndësishme që të hapen vende pune në mënyrë që njerëzit tanë të qëndrojnë në vend“, ka thënë Veseli për Deutsche Presse-Agentur. Kampi i deritashëm i Bundeswehrit është mbyllur pas 20 vitesh dhe në vend të tij po hapet Parku i Inovacionit dhe Mësimit Profesional. Gjermania është duke e përkrahur këtë projekt. Veseli ka qëndruar të enjten në Berlin ku mes tjerash është takuar edhe me Presidentin e Bundestagur Wolfgang Schäuble. “Ne shpresojmë që investitorët gjermane në Prizren do të shtohen dhe jo vetëm aty por në tërë vendin tonë“, ka deklaruar Veseli. “Kosova është një vend i vogël por strategjikisht e pozicionuar mirë: vetëm dy orë larg Adriatikut dhe vetëm dy orë gjysmë larg Portit të Selanikut në Greqi“, ka shtuar Veseli. Kosova synon “që në Ballkan të jetë vendi më atraktiv për investitorët“, ka thënë ai. Ekziston programi që investitorëve të huaj t’u jepet në dispozicion toka për shfrytëzim pa asnjë ngarkesë financiare. Ai ka paralajmëruar pokështu heqjen e pengesave burokratike dhe lehtësimet tatimore. Zhvillimet në Maqedoni dhe marrëdhëniet me Greqinë fqinje janë të rëndësishme edhe për Kosovën, ka thënë ai. Kurse Serbinë e ka ftuar që Kosovën ta njeh si shtet të pavarur. Veseli ka kundërshtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve me fjalët “shkëmbimi i territoreve nuk është opcion“. Një pajtim me Kosovën është për Serbinë kushti qëndror nëse dëshiron të afrohet dhe anëtarësohet në Bashkimin Europia

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …