Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar bashkatdhetarët në diasporë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Veseli përmes një video-incizimi të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se mërgimtarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar pasi zëri i tyre e ka peshën e vet në proceset e rëndësishme për vendin. “Të dashur bashkatdhetarë, Zëri juaj duhet ta ketë peshën e vet në proceset me të rëndësishme për Kosovën. Andaj, ju ftoj që ta shfrytëzoni të drejtën tuaj të votës për zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …