Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, në një tubim me ndërmarrës në Ferizaj ka thënë se ata kanë rol të pazëvendësueshëm në krijimin e vendeve të reja të punës. Veseli ka thënë se ne do ta bëjmë zhvendosjen e pagesës së TVSH-së nga kufiri në brendësi të vendit, në mënyrë që bizneset ta paguajnë TVSH-në vetëm kur malli të jetë në duar të konsumatorëve. “Me vetiniciativën e tyre, me guximin, punën dhe talentin, ndërmarrësit kudo në Kosovë janë motorë të rritjes ekonomike. Në një takim me qindra ndërmarrës në Ferizaj theksova rolin e pazëvendësueshëm të tyre në krijimin e vendeve të reja të punës. PDK-ja nuk do t’i ngarkojë bizneset me asnjë tatim të ri dhe nuk do t’i rrisë as tatimet ekzistuese. Do të ndodhë e kundërta, ne do të ofrojmë lirime, incentiva dhe do ta eliminojmë burokracinë. Ne do ta bëjmë zhvendosjen e pagesës së TVSH-së nga kufiri në brendësi të vendit, në mënyrë që bizneset ta paguajnë TVSH-në vetëm kur malli të jetë në duar të konsumatorëve. Malli i importuar mund të qëndrojë pa u shitur edhe me vite, kështu që duke mos paguar më TVSH-në në kufi, bizneset mund të kursejnë dhe të investojnë më shumë në zgjerimin e veprimtarive të tyre. Asnjë biznes më nuk do të ketë nevojë të marrë kredi për të paguar TVSH-në, duke minimizuar kështu edhe koston e interesave”, ka shkruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …