Kadri Veseli, ka thënë se Kosova në vitin 2018, pavarësisht prej sfidave që ka pasur, ka shënuar përparim. Ai thekson se po bëhen reforma të thella në sistemin e drejtësisë, shëndetësisë dhe në atë të ekonomisë. Veseli thotë se sfidë për Kosovën do të jetë Gjykata Speciale por, sipas tij, nga kjo sfidë vendi do të dalë edhe më i fuqishëm. Kryekuvendari e fton spektrin politikë që të flasë me një zë për fazën finale të dialogut me Serbinë duke theksuar se në këtë proces partitë duhet të përballen me Serbinë e jo me njëra-tjetrën.
