Partia Demokratike e Kosovës sot mban konventën për nominimin e Kadri Veselit kryeministër

Kadri Veseli thotë se PDK-ja i pranon kritikat por nuk është parti në të cilën gjuhet me karrige

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në pasditen e sotme ka marrë pjesë në debat me strukturat e degës së PDK-së në Pejë, i cili u mbajt në qendër të qytetit, në Parkun e paqes “Ibrahim Rugova”.Ai është shoqëruar nga kryetari i degës në këtë komunë Xhavit Haliti, kanë folur para të pranishmëve për vizionin dhe rolin e PDK-së dhe dekadës së re, duke u fokusuar në obligimet që ky subjekt i ka vënë vetës pas Konventës dhe Kuvendit të ri të sapo mbajtur në nivel vendi. Ata janë fokusuar në orientimet dhe angazhimet që PDK duhet të ketë në raport me qytetarin e komunës së Pejës. Veseli ka potencuar lëvdatat për shpirtin sipërmarrës të pejanëve dhe i ka ftuar strukturat e degës që të jenë afër sipërmarrësve të rinj, t’i mbështesin dhe t’iu hapin derën gjeneratave të reja të dëshmuara në çdo sferë të jetës. Veseli më tej ka thumbuar LDK-në, respektivisht procesin zgjedhor nëpër të cilin po kalon LDK. “Kryetar Haliti unë pas fjalës time, ju kërkoi këtu në mes të Pejës të hapni debat me qytetarë, jam i gatshëm, ne e dini pranojmë edhe kritikën dhe ne nuk jemi parti që gjuhemi me karrige”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …