Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot se vetëm partia që ai drejton mund ta bëj rimëkëmbjen kombëtare për shqiptarët. Në ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, lideri i PDK-së ka mbledhur Kryesinë e kësaj partie nga ku ka shpalosur vizionin e ri të PDK-së. Ai ka vlerësuar se më 6 tetor të vitit të kaluar ka ndodhur një mashtrim i madh politik, që ka vënë në rrezik shqiptarët. “Qasja majtiste ekstreme dhe ideologjia anti-amerikane – kanë tronditur orientimin tonë kombëtar. Ndërsa, fryma e urrejtjes dhe e përçarjes brenda, dobësoi shtetin tonë dhe i hapi orekse pretendimeve antishqiptare. Ne nuk kemi njerëz për të humbur. Nuk kemi toka për të dhënë. Dhe, nuk lejojmë askënd të cenojë vlerat tona, lirinë, shtetin dhe kombin tonë”, ka deklaruar Veseli. Para kryesisë qendrore të PDK, ai ka treguar se po e fillon ngadalë edhe prezantimin para qytetarëve të Kosovës të platformës së rimëkëmbjes kombëtare. Ai ka deklaruar se në qeverisjen e kaluar PDK-ja ka lidhur Prizrenin me Tiranën përmes autostradës së Kombit, ndërsa është zotuar se në mandatin e ardhshëm do ta lidhë Prizrenin me Tetovën.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …