Qytetarë nga Reçaku, Shtimja dhe mbarë Kosova kanë bërë sot homazhe në fshatin Reçak të Shtimes ku 19 vjet më parë serbët kanë kryer njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë. Pas homazheve, në Shtime u mbajt një akademi përkujtimore për nder të të rënëve të kësaj masakre, ku kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se ata që kanë kryer krimet në Reçak ende nuk janë dënuar dhe kjo është një turp për drejtësinë ndërkombëtare. Nuk do ta harrojmë kurrë Recakun, nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi. Nuk do të ndalemi për hir të respektit për viktimat e Reçakut dhe për hir të fëmijëve të Reçakut”, ka thënë Veseli. Edhe kryeministri Kosovës Ramush Haradinaj tha se rruga e lirisë nuk ka qenë e lehtë dhe për të ardhur deri te kjo liri ka pas shumë vuajtje dhe flijime. Në akademi po merr pjesë edhe ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së gjatë masakrës së Recakut Wialliam Walker. Ishte pikërisht Walker ai që masakrën e Reçakut e cilësoi si gjenocid dhe krim kundër njerëzimit
Kontrolloni gjithashtu
Prokuroria Speciale ka filluar hetimet për 1 mijë e 700 tenderë të lidhur me procedurë të negociuar pa publikim për kontratë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Prokuroria Speciale …