Sot në Gjykatës Speciale Hagë ka vazhduar konferenca e radhës për ecurinë e çështjes kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale, e cila ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar, dhe versionet e redaktuara. Prokuroria shtoi akuzat e reja me pretendimet për krime të kryera në Budakovë e Semetisht të komunës së Therandës, midis 4 korrikut 1998 dhe shtatorit, Tutje, sipas prokurorisë aktakuza tjetër ka të bëj me krimet që pretendohen që janë kryer në Komunën e Gjilanit në muajin korrik të vitit 1999, në lidhje me tre persona. Gjyqtari i procedurës paraprake gjatë seancës e pyeti Kadri Veselin nëse i ka kuptuar akuzat e reja. Në përgjigjen e tij Kadri Veseli u shpreh se ka dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt dhe të dëshmojë me fakte pafajësinë para qytetarëve të Kosovës dhe këtij gjyqi, pasi jam pafajshëm për akuzat të cilat m’ u kanë drejtuar nga Prokuroria, tha Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …