leoni

Kadri Veseli: UÇK-ja u ngrit mbi bazën e Kushtetutës së KSAK-së pasi e suspendoi regjimi Milosheviqit në vitin 1989.(!)

Kadri Veseli: UÇK-ja u ngrit mbi bazën e Kushtetutës së KSAK-së pasi e suspendoi regjimi i Milosheviqit në vitin 1989.(!)

 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e shënimit të 11-vjetorit të miratimit të Kushtetutës, ka thënë se Kushtetuta është dinjiteti i shtetit tonë, prandaj duhet të jetë e qartë se vetëm duke e respektuar atë, do të respektohet dinjiteti e vetvetes. Ai  tha se 30 vite më parë, populli ynë u ngrit kundër të padrejtës, kundër suprimimit të autonomisë e të kushtetutës së asaj kohe, duke kërkuar të drejtën, lirinë, dinjitetin dhe sovranitetin, si komb i lirë i Evropës. Mbi këtë bazë, u ngrit edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, falë të cilës sot populli i Kosovës gëzon lirinë, në shtetin e pavarur dhe sovran, e po ashtu edhe këtë Kushtetutë, mbi standardet më të larta demokratike. “Sot, pas 30 vitesh nga pezullimi i autonomisë, secili nga ne duhet ta pyes vetveten se ku jemi, a kemi arritur aty ku ishin idealet tona tri dekada më parë? A po mund të realizojmë dhe jetësojmë synimin të cilën e kemi, mbi bazën e sakrificës së shumë njerëzve të rënë në altarin e lirisë?”, theksoi kryeparlamentari Veseli. Të kujtojmë me këtë rast se Kushtetuta e viti 1974 kishte karakter dualist. Ajo e përkufizonte Kosovën si Krahinë Autonome Socialiste në kuadër të Serbisë dhe një segment të përfaqësimit politik  edhe në federatë.

Lufta e UÇK-së nuk kërkonte kthimin e autonomisë së pezulluar nga Serbia  në vitin 1989, por çlirimin dhe pavarësinë e  Kosovës. Kushtetuta e vitit 1974 nuk  i siguronte popullit të Kosovës të drejtën e sovranitetit, si komb i lirë i Evropës, sikur thotë Veseli. Kosova u anashkalua me Komisionin e Badinterit, në kohën e fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, pikërisht sepse nuk ishte Republikë, por pjesë e Republikës së Serbisë edhe me atë kushtetutë, pasi  nuk kishte mëvetësi,  edhe e kishte pezulluar regjimi i Milosheviqit madje me amendamente kushtetuese, të cilat i kishin  miratuar shumica e delegatëve në Kuvend.  

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …