Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka reaguar ndaj kritikave që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka drejtuar ndaj koalicionit qeverisës për të cilin ka thënë se po cenojnë shëndetin publik. Duke reaguar ndaj këtij konstatimi të tij dhe kritikave ndaj koalicionit LDK-AAK-Nisma, deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka thënë se ky është një reagim qesharak. Ajo ka shkruar më tutje se Kurti po harron që me LDK-në kishte lidhje. “E pash reagimin e Kurtit dhe mu duk qesharak , po harron Kurti qe kishte lidhje me Lidhjen Demokratike!, ka shkruar mes tjerash deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj.
