Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Tima Kadriaj ka shfaqur shqetësimin e saj për skandalet e njëpasnjëshme që po ndodhin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të vendit tonë. Ajo ka shkruar se ky dikaster i Qeverisë Kurti që po udhëhiqet nga ministrja Donika Gërvalla, po përcillet me shumë skandale. “Është për keqardhje se ku është niveli i përfaqësimit, punës dhe angazhimit të dobët të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, me në krye Ministren Donika Gërvalla! Është për tu shqetësuar me rastin e bashkëvendasit tonë, bashkatdhetarit tonë Engjell Lekaj, të cilit Ambasada e Shtetit të Kosovës, i rekomandon nxjerrjen dhe pranimin e dokumenteve të shtetit Serb, përkundër asaj që Kosova qe 25 vite është e lirë, ndërsa ka 16 vite që është e pavarur. Kjo padyshim është skandal, dhe dështim i Ministrisë se Jashtme dhe misionit diplomatik të shtetit tonë me në krye Ambasadorin, Martin Berisha! Është koha për reflektim sa nuk është bërë vonë!” ka shkruar mes tjerash deputetja e Kuvendit të Kosovës, Tima Kadriaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …