leoni

Time Kadrijaj thotë se tema e taksës dhe ushtrisë tashmë janë kryer dhe shumë të tjera do të kryhen pa Pacollin

Kadriaj: Përfshirja e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi është e pashmangshme

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka thënë se përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, është e pashmangshme. Gjatë intervistës prë “Ekonomia Online” ajo ka theksuar se duhet të kërkohet përfshirje e drejtpërdrejtë e SHBA-ve sepse ne e kemi parë që ky proces pa përkrahjen e ShBA-së shpesh herë ka dalë prej rrugës dhe në këtë mënyrë ne do të kemi njëfarë sigurie se procesi i dialogut do të shkojë mirë. “Mendoj që duhet të ketë transparencë procesi i dialogut dhe krejt çka duhet të diskutohet duhet të ketë parime se çfarë do të dialogohet dhe çka nuk duhet, të shkohet të përgatitur. Të jetë një proces transparentë që para se të diskutohen të dihen temat nga qytetarët por edhe deputetët t’i dinë ato, në mënyrë që procesi i dialogut të jetë krejtësisht transparent”, ka thënë mes tjerash deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …