Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka shkruar se vendimi për mos sigurimin e librave për nxënësit, po e rëndon buxhetin familjar të prindërve. “Kjo qeveri kur është në pyetje interesi i qytetarëve nuk ka vendimarrje dhe vonohen në vendime, kështu ata edhe më shume po e komplikojne jeten e qytetareve. Vendimi per mos sigurimin e librave per nxënësit në ketë fillim vit po e rëndon buxhetin familjar të prindërve te cilët kanë më shume se nje femijë. Po sa efikase dhe sa e sigurt është që kush aplikon në platformen E Kosova a do funksionoj dhe a do rimbursohen mjetet, apo ky është një mashtrim i radhes per blerje te kohës qe ndoshta prinderit asnjehere nuk do i marrin këto mjete. Qeveri e turpit dhe për faqe te zezë!” ka shkruar deputetja Time Kadriaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …