Kaja Kallas

Kaja Kallas: Ballkani Perëndimor, është pjesë e pandashme e familjes evropiane

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Evropian, duke e cilësuar rajonin si pjesë të pandashme të familjes evropiane. Në një deklaratë për gazetarët para samitit BE-Ballkani Perëndimor, Kallas shprehu angazhimin e saj për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe vendeve të rajonit. Ajo theksoi se Ballkani Perëndimor ka një rol të veçantë për Bashkimin Evropian dhe se avancimi i bashkëpunimit është një prioritet i rëndësishëm. Kallas vuri në dukje rëndësinë e diskutimeve për planin e rritjes dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje për siguri dhe mbrojtje me Shqipërinë, duke e cilësuar këtë si një hap domethënës drejt zgjerimit të bashkëpunimit. Sa i përket procesit të zgjerimit të BE-së, Kallas shprehu vendosmërinë që ky proces të shënojë progres gjatë mandatit aktual pesëvjeçar.

Kontrolloni gjithashtu

Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan

Avni Arifi: Largimi i Kurtit nga qeverisja po bëhet kauzë kombëtare, për një të ardhme të mirë të Kosovës

Ish-diplomati, Avni Arif, i ka reaguar me fakte kundër kryeministrit Albin Kurti pas deklaratave të …