Kaja Kallas: Më shumë presion ndaj Rusisë dhe mbështetje për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka mbërritur sot në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, që po zhvillohet në Luksemburg. Para gazetarëve, Kallas theksoi se në agjendë janë tema të shumta me rëndësi, përfshirë luftën në Ukrainë dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. “Janë bërë një muaj që kur Ukraina u pajtua për armëpushim pa kushte, por se kemi parë këtë nga ana e Rusisë,” tha ajo, duke vlerësuar se mbështetja e vendeve evropiane për Ukrainën ka arritur në 23 miliardë euro këtë vit, më shumë se vitin e kaluar. Megjithatë, Kallas nënvizoi se është e nevojshme të shtohet presioni ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës. “Shohim tensione që po rriten në Ballkanin Perëndimor dhe definitivisht duhet të vazhdojmë me procesin e zgjerimit. Kjo është diçka konkrete, e prekshme, dhe kemi nevojë për histori suksesi,” theksoi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

KDI: Konstituimi i Kuvendit është urgjent – Përgjegjësia kryesore bie mbi Vetëvendosjen

Instituti Demokratik i Kosovës  ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, …