Moska e ka futur në listën e zezë, kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, për shkatërrimin e monumenteve të ushtarëve sovjetikë

Kaja Kallas: Obligimet e Kosovës ndaj BE-së nuk do të ndryshojnë, pavarësisht se kush është në rolin e arbitrit

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas deri në korrik të këtij viti, pritet të zëvendësojë Josep Borrellin si shefe e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Analistët besojnë se Kallas mund të adoptojë një qasje më të ashpër në përgjithësi, por ndoshta një qasje më pozitive ndaj Kosovës. Megjithatë, ata vlerësojnë se ndryshime radikale në politikën e BE-së nuk janë të pritshme, pasi vendet anëtare ende mbajnë kontrollin mbi timonin e bllokut. Dritëro Arifi, profesor universitar, thekson se Kallas do të sjellë një qasje të fortë për të gjitha palët, por thekson se obligimet e Kosovës nuk do të ndryshojnë, pavarësisht se kush është në rolin e arbitrit. Kallas ka një histori të mirë të marrëdhënieve me liderët e Kosovës dhe është njohur për qëndrimet e saj pro integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, kritikat ndaj Rusisë, dhe mbështetje për rolin e NATO-s në Evropë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Kryeministri Kurti po tallet me procesin e dialogut, duke i gënjyer edhe ndërkombëtarët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë e tij …