Kalaja e Novobërdës drejt finalizimit të rikonstruktimit të tërësishëm

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Kalasë së Novobërdës, ku përcolli nga afër fillimin e punimeve që po bëhen në rikonstruktimin e tërësishëm të kësaj kalaje.

Ministri Kujtim Shala u shpreh i kënaqur me dinamikën e punimeve në këtë lokalitet të rëndësishëm arkeologjik dhe premtoi bashkëpunim e përkrahje të vazhdueshme të MKRS-së për trashëgiminë kulturore të Kosovës, në të cilën kjo kala zë një vend tejet me rëndësi, si vlerë e identitetit të saj.

Më tej, ministri Shala u shpreh se duke e rikonstruktuar lokalitetin e pasur arkeologjik, Kosova afirmon trashëgiminë e saj kulturore dhe njëkohësisht dëshmon për vlerat e saj të jashtëzakonshme, që janë tejet të rëndësishme edhe për zhvillimin e turizmit kulturor.

Projekti i rikonstruktimit të Kalasë së Novobërdës është mbështetur financiarisht nga Zyra e Be-së, kurse zbatohet në bashkëpunim ndërmjet BE-së, UNESCO-së dhe MKRS-së.

Punimet vazhdojnë edhe këtë vit dhe mbikëqyrën nga Institucioni Arkeologjik i Kosovës dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës.

MRKS-ja sivjet ka ndarë një buxhet prej 100 mijë eurosh për këtë projekt, ndërkaq shuma totale e këtij projekti është rreth 1 milion euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …