Kaledonia e Re sot voton për pavarësi nga Franca pas një pas një periudhe 30 vjeçare trazirash

Kaledonia e Re sot voton për pavarësi nga Franca pas njëmperiudhe 30 vjeçare trazirash

Kaledonia e Re, ishujt francezë në Paqësor, pritet të votojnë për sovranitet të dielën, 30 vjet pas një periudhe trazirash. Territori, i cili ka një popullsi prej 269,000 banorësh, ka qenë dëshmitar i ndasive të thella mes popullit indigjen, që quhen Kanaks, dhe evropianëve që jetojnë atje, raporton BBC. Një marrëveshje e hartuar në vitin 1988, Marrëveshja e Matignonit, propozoi heqjen e udhëheqjes direkte nga Parisi dhe votim për pavarësi më 1998. Kjo më vonë u shty për në vitin 2018, transmeton Koha.net. Edhe nëse nuk kalon referendumi, kanë të drejtë të organizojnë edhe 2 referendume tjera. Referendumi i cili do të mbahet të dielën paraqet një pikë kthese në dekolonizimin e arkipelagut dhe do të ndihmojë në përcaktimin e së ardhmes së Kaledonisë së Re si një shtet i pavarur ose territor tejoqeanik francez. Më shumë se 174.000 votues kanë të drejtë të përgjigjen në pyetjen: “A dëshironi që Kalendonia e Re të fitojë sovranitet të plotë dhe të bëhet i pavarur?”.

Vëzhguesit parashikojnë se shumica do të japin votën për të qëndruar në Francë, bazuar në një sondazh të opinionit publik dhe rezultateve të zgjedhjeve të fundit. Vendvotimet do të hapen në orën tetë të mëngjesit sipas kohës lokale dhe do të mbyllen dhjetë orë më vonë. Rezultatet e referendumit priten të dielën në mbrëmje. Kaledonia e Re është një grup ishujsh me rreth 269,000 banorë. Popullsia indigjene Kanak përbën 40 për qind të popullsisë, ndërsa rreth 27 për qind janë nga Evropa. Pjesa tjetër e popullsisë përbëhet nga kolonët e vendeve aziatike dhe ishujt në Oqeanin Paqësor. Aktualisht ka një shkallë të lartë autonomie, por mbështetet tek Franca për mbrojtjen, zbatimin e ligjit, diplomacinë, drejtësinë dhe arsimin. Kaledonia e Re çdo vit nga Franca merr rreth 1.3 miliardë euro nga subvencionet shtetërore dhe shumë prej tyre kanë frikë se ekonomia do të dobësohet nëse shpallet pavarësia e plotë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …