Kallëzim penal kundër shefit të sigurimit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi në lidhje me rastin e Vjosa Osmanit

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal kundër shefit të sigurimit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi në lidhje me incidentiN në të cilin u përfshi kryetarja  Vjosa Osmani, javën e kaluar në Aeroportin e Shkupit. Ai akuzohet për rrezikim të sigurisë dhe parandalim të zyrtarit nga kryerja e një vepre zyrtare. I raportuari në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ka mbërritur në parking me një automjet me drita rrotulluese, ka zbritur nga automjeti dhe e ka hequr armën nga brezi, e ka përgatitur dhe e ka futur sërish në brez, ndërsa policit nga Departamenti i Policisë në vendkalimin kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, i cili ishte në detyrë para derës së hyrjes VIP, iu ka drejtuar me ton të lartë, e ka  shtyrë me të dyja duart dhe duke e kërcënuar. Në  këtë mënyrë ka penguar punonjësin e policisë si zyrtar në kryerjen e veprimeve të tij zyrtare”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …