Konrad Clewing: Shqetësues është edhe fakti që Perëndimi kohët e fundit ka mbajtur qëndrim të njëanshëm në anën e Serbisë

Kaluan 17 ditë prej kur grupe të serbëve, kanë vendosur barrikada në disa rrugë në veri të Kosovës

Janë bërë 17 ditë prej kur grupe të serbëve, vendosen barrikada në disa rrugë në veri të Kosovës, duke kundërshtuar,  arrestimin e ish-zyrtarit policor të Kosovës, Dejan Pantiq. Në veri të Kosovës janë vendosur gjithsejtë 11 barrikada. Vërehet prezencë e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it, në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se pas Krishtlindjeve do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do veprohet me barrikadat në veri të Kosovës. Në një konferencë për medie, Kurti tha se Qeveria është në pritje që KFOR-i të veprojë, por kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht, sepse këto nuk janë barrikada civile, por barrikada të njerëzve të uniformuar dhe të armatosur, ka saktësuar Kurti, i cili me veprimet e tij të pamatura ka bërë që tani të negociohet edhe heqja e barrikadave.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …