Ambasadori Kurt Volker, ish-përfaqësues i Amerikës në NATO, aktualisht i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, thotë se kanë kaluar 21 vjet që nga shpërthimi i luftës në Kosovë dhe tani është koha që të përmbyllet plotësisht procesi i njohjes së dhe njohjes së plotë ndërkombëtare të pavarësisë së saj. Ai thekson se se i gjithë rajoni, përfshirë Serbinë, do të përfitonin nga mbyllja e këtij kapitulli. Zoti Volker i bëri komentet gjatë një diskutimi në Zërin e Amerikës mbi 10 vjetorin e ndërhyrjes ruse në Gjeorgji dhe aneksimin e rajoneve të Abkhazisë e Osetisë së Jugut. Ambasadori Volker e quan një padrejtësi ndaj të gjithëve në Ballkan, në veçanti ndaj kosovarëve, që shteti i tyre ende nuk njihet nga Serbia dhe nga të gjithë anëtarët e BE-së: “Si rezultat, ata janë të bllokuar në marrëdhëniet me BE-në dhe nuk janë në gjendje të përfitojnë plotësisht nga shpallja si shtet i pavarur”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …