Kaluan 40 ditë qysh kurministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është dashur ta nënshkruajë kontratën për sigurimin e vaksinave

Kaluan 40 ditë prej kur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është dashur ta nënshkruajë kontratën për sigurimin e vaksinave

Sot janë bërë 40 ditë nga koha kur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është dashur ta nënshkruajë kontratën për sigurimin e vaksinave, por ende nuk ka një lajm lidhur me këtë detyrim që duhet ta ketë kryer  Qeveria për qytetarët.  Afatin e fundit për vënien e nënshkrimit, nënshkrim ky që do të siguronte gjysmë milion vaksina për Kosovë, Vitia e kishte pasur më 15 prill. Që nga atëherë, dhe deri sot, ministri i Shëndetësisë, nuk  ka dhënë asnjë detaj se kur pritet të sigurohen vaksinat nga kompania amerikane, ose edhe në cilën fazë të negociatave ndodhet.  Vaksinat nuk dihet se kur do të vijnë, por dihet se  për 40 ditët e fundit kanë vdekur 216 veta, si pasojë e infektimit. Më 16 prill Arben Vitia nuk e kishte nënshkruar kontratën duke rrezikuar me papërgjegjësi  jetën e mijëra qytetarëve të vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …