Kamala Harris: Jam e nderuar që gëzoi mbështetjen e presidentit aktual, Joe Biden

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris ka shfaqur bindjen e saj se do të fitoj ndaj rivalit republikan, Donald Tramp në garën presidenciale. Ajo ka shtuar më tutje se është e nderuar që gëzon mbështetjen e presidentit aktual, Joe Biden për t’i hyrë garës presidenciale dhe se do ta fitoj këtë garë. “Do të bëj gjithçka që mundem për të bashkuar Partinë Demokratike – për të bashkuar kombin tonë – për të mposhtur Donald Trumpin dhe agjendën e tij ekstreme Projekti 2025. I kemi 107 ditë deri në ditën e zgjedhjeve. Së bashku do të luftojmë. Dhe së bashku do të fitojmë”, ka theksuar mes tjerash nënpresidentja amerikane, Kamala Harris. Këto deklarata ajo i ka bërë pak kohë pasi presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden ka thënë se do të tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale dhe se ai do ta mbështes në këtë garë, nënpresidentët Kamala Harris.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …