Duke folur për luftën që po zhvillohet në mes të ushtrisë pushtuese ruse dhe rezistencës së armatosur ukrainase, zëvendës presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris ka tërhequr vërejtjes se pushtimi rus ndaj Ukrainës është një kërcënim i madh për të gjitha demokracitë. “Pushtimi rus nuk kërcënon vetëm demokracinë ukrainase, por demokracinë dhe sigurinë e të gjithë Europës. Oqeani që na ndan neve nga Ukraina, nuk do të thotë që jemi të paprekur nga ky agresion . Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë krah popullit ukrainas dhe në mbrojtje të aleancës së NATO-s”, ka shtuar zëvendës presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …