Deputeti në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka tërhequr vërejtjen se populli shqiptar në Kosvpën Lindore, i mbetur nën regjimin e Serbisë, po përballet me spastrim etnik. Ai ka thënë se populli shqiptar i kësaj treve po vazhdon të përballet me një diskriminim të madh nga pushteti i Serbisë dhe kjo po bën që shqiptarët e kësaj ane, në mungesë të të ardhmes më të mirë, të largohen nga trojet e tyre. “ E kemi theksuar shumë herë se diskriminim shtetëror të cilin Serbia e ka filluar në fundin e viteve të 90-ta të shqiptarëve në shumë sfera vazhdon edhe sot. Pavarësisht faktit se ne jemi në një proces politik, një dialogu të heshtur me dialogun e Beogradit që nga përfundimi i luftës së UQPMB-së. Megjithatë shumë komponentë të një plani të përbashkët që ishte aprovuar me 2001, nuk po realizohen” ka deklaruar për “Ekonomia Online” deputeti i shqiptarëve të Kosovës Lindore në Serbisë, Shaip Kamberi. “Për neve do të jetë e rëndësishme që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me një marrëveshje dy paleshe por mendojmë se ajo marrëveshje nuk do të ishte e plotë nëse nuk trajton edhe oozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Andaj mendojmë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të duhet që të jap përgjigje për shumë çështje por edhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës sepse përndryshe do të konsiderohej e mangët”, ka porositur përfaqësuesi i shqiptarëve të Kosovës Lindore, Shaip Kamberi.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …