Bekim Jashari: Beteja e Koshares për thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri, ishte një fitore e madhe në luftën e UÇK-së

Kamberi: Në betejën e Koshares Serbia ka përdorur edhe helme kimike ndaj UÇK-së

Mjeku nga Gjakova, Haxhi Kamberi ka përkujtuar se në betejën e Koshares Serbia ka përdorur edhe helme kimike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Në njëzet vjetorin e Betejës së Koshares, për herë të parë po i publikoj disa pjesë të raportit për perdorimin e armeve kimike nga ushtria Serbe në këtë betejë. Ky raport u hartua gjatë muajit maj të vitit 1999, nga Prof. A Heyndrickx drejtor i IRUL-it, dhe unë (Haxhi Kamberi) si shef i shërbimit sanitar. Ekzaminimi i të plagosurve të kësaj beteje dhe analizat laboratorike toksikologjike nën monitorimin e Prof. Heyndrickx u kryen në Tiranë dhe pastaj në Bruksel. Pas egzaminimeve dhe analizave toksikologjike, rezultoj se ushtria Serbe kishte perdorur BZ gasë apo te ngjashem me kete, kunder ushtarëve të UCK-së në betejen e Koshares. Ky raport iu adresua edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan. Ky shkrim ka për qëllim të hedhë dritë mbi veprimet gjenocidiale Serbe, dhe është jashtë kontekstit të debateve që po zhvillohen këto ditë lidhur me betejen e Koshares” ka shkruar mjeku Haxhi Kamberi në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …