Në shumë medie e portale, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjer, dje u bë lajmi i ditës shkoqja e pantallonave të deputetit Xhavit Haliti. Lajmi u postua dhe në më shumë këso plehurinash mediale ku vazhdon të jetë i afishuar për ditë të tëra.
Ky fakt tregon se disa kameramanë, përcjellin çdo lëvizje të deputetëve të caktuar, mundësisht ndonjë gafë, ndonjë pakujdesi, ndonjë hapje goje, me qëllim që pastaj ta bëjnë lajm. Por kjo nuk drejtohet kundër të gjithë deputetëve, as deputeteve, kuptohet që edhe nuk bëhet nga të gjithë gazetarët e kameramanët me përvojë, por nga një soj i gazetarucëve që nuk kanë pikë njerëzie e dinjiteti.
Të tillët, po të lejoheshin të uleshin pranë deputetëve të caktuar, me diktafonat e tyre do të regjistronin edhe ndonjë pordhë, që mund të dalë pa kontroll të ndonjë deputeti, i cili para se të jetë deputet është njeri me hallet e veta. Por këta pizevengë të përhapjes së panatyrshëmive, janë kujdestarë të ligësive, të anomalive dhe perveriteteve, të cilat iu duken të natyrshme, sepse ashtu logjikojnë, atë kulturë dhe edukatë e kanë.
Nuk përjashtohet fakti se ka deputetë të cilët me gjuhën e tyre, në Kuvend, thënë figurativisht, “pjerdhin nga goja”, por atë lloj gjendjeje nuk e kuptojnë të gjithë, e kurresi nuk e kupton soji i këtyre veremave të sensacioneve.
Ky, ta zëmë lajm, u bën nder të gjithë atyre që e afishojnë, sepse duke regjistruar prapanicën e një deputeti, apo deputeteje ata zbulojnë mungesën e tyre të ndërgjegjes njerëzore, duke menduar se më i mirë është një senasacion pa vlerë, krejt pa kuptim, sesa ta marrin mundin të bëjnë një komet me vlerë, krejt kjo nëse dinë ta ndajnë vlerën nga jovlera.
Atyre nuk iu bën përshtypje veshja dhe qëndrimi skandaloz i ndonjë deputeteje, sepse ajo iu duket super mirë, krejt normale.
Turpi nuk ka birë, sepse po të kishte të gjithë këta do të radhiteshin njësoj sikur radhiten dhitë me prapanicat e tyre, krejt natyrshëm, sipas natyrës së kafshëve të egra dhe të buta, me këtë rast pa kuptimin figurativ. (RKL)